Agjenda e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet të mërkurën në Gjakovë.

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive:

11:00 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Biblioteka e Qytetit

Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit

11:15 Mbërritja e Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Vendi: Oborri i Bibliotekës së Qytetit

Në mbërritje, Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës mirëpret Sh. T. Edi Rama, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me himnet shtetërore nga banda frymore ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë.

11:30 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë–Shqipëri

Vendi: Biblioteka e Qytetit

12:40 Foto e përbashkët

Vendi: Para ndërtesës së Bibliotekës

12:45 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu

13:15 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Vendi: Teatri i Qytetit Hadi Shehu

13:45 Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

Vendi: Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës 

14:00 Drekë zyrtare shtruar nga Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në nder të Sh. T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe delegacioneve të dy Qeverive

Vendi: Restaurant Hani i Haraçisë

16:00 Takimi i dy Kryeministrave me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)

Vendi: Hoteli Qarshia e Jupave./21Media

Back to top button