Konjufca: Presim nga Franca mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e uroi për marrjen e detyrës.
Konjufca, siç u bë e ditur nga Kuvendi, e falënderoi ambasadorin Guérot për përkrahjen, të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.
“Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.”, u bë e ditur në komunikatë.
Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët./21Media

Back to top button