Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Agon Batusha, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, të prirë nga kryetari Adriatik Llugiqi.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me aktivitetet e deritanishme, çështjet rinore, prioritetet dhe synimet e kësaj organizate joqeveritare në të ardhmen, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me grupin e deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.
Duke i përgëzuar për kontributin e tyre në të mirë të fuqizimit të aktivizmit vullnetar rinorë, Kryetari Konjufca vlerësoi se rinia është kategoria më vitale e vendit dhe se të rinjtë, si bartës të së ardhmes, duhet të gëzojnë përkrahje të merituar institucionale.
Ndërsa, kryetari i KRK-së Adriatik Llugiqi e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu për gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë./21Media

Back to top button