​Vodhën stoli ari dhe para, dy të arrestuar

Janë arrestuar sot dy persona lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Suhodoll.
“Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Graçanicës, kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Suhodoll. Rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që më datë 28.02.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e tij, përfshirë këtu stoli ari dhe para të gatshme”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve.
Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërguan në mbajtje prej 48 orësh./21Media

Back to top button