Traileri i filmit të ri “Michael” dedikuar Michael Jackson-it

Jaafar Jackson, i cili është nipi i ikonës së ndjerë të muzikës Michael Jackson, së shpejti do të vie në ekran me rolin e xhaxhait të tij në filmin e ri biografik “Michael”. Lajmin për këtë e bëri të ditur studioja filmike Lionsgate.
26 vjeçari Jaafar, i cili është biri i vëllait të Michael, Jermaine Jackson, në një postim në Twitter ka thënë se është i nderuar që do ta sjell në jetë tregimin për jetën e xhaxhait të tij.
Filmi dedikuar Michael Jackson “Michael”, realizim i korporatës së familjes Jackson, ofron për publikun një paraqitje në detaje të personit që u bë “Mbreti i Popit”. Për këtë fillimisht bëri të ditur familja Jackson në shkurt të vitit të kaluar.
Regjinë e filmit “Michael” u caktua ta bëjë Antoine Fuqua, e skenarin John Logan. Xhirimet e tij do të fillojnë këtë vit.
Prodhuesi i tij Graham King ka hulumtuar gjatë për të realizuar këtë film. Ai në një deklaratë për media ka thënë se është i mahnitur se si Xhafëar e personifikon atë aq mirë dhe mezi prêt ta sheh në ekran.
Michael Jackson gjatë karrierës së tij muzikore realizoi një radhë hitesh, përfshirë këtu: “Thriller”,”Smooth Criminal” dhe “Billie Jean”. Ai vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare.
Megjithatë trashëgimia e tij është hijezuar nga pohime gjoja se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijë. Për këtë kanë folur dy meshkuj në dokumentarin “Leaving Neverland” të vitit 2019. Ata thonë se Jackson ka abuzuar me ta disa vite radhazi.
Familja e Jackson-it ka kundërshtuar në lidhje me këto pohime. Për këto dhe të tjera rreth jetës së ikonës sqaron filmi i ri “Michael”.
Sipas të dhënave, ai do të lansohet vitin e ardhshëm./21Media

Back to top button