Konjufca: Serbia nuk dha përgjegjësi për zhdukjen e Ukshin Hotit

Osmani: Hoti i qëndroi besnik idesë së Republikës.-Krasniqi: Regjimi që e zhduki në errësirën e krimeve po e mban të fshehur të vërtetën
Janë bërë plot 23 vjet nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti. Edhe pas kaq shumë vitesh nga zhdukja e Hotit, shteti i Serbisë ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar për krimin. Në këtë përvjetor, kryeparlamentari Glauk Konjufca vizitoi familjen e Ukshin Hotit. Veprimtarin Ukshin Hoti e përkujtuan edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe liderë të partive politike./21Media

Back to top button