Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, bëmë hapin zyrtar drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dita e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është ditë shumë të rëndësishme.
“Sot është ditë të vërtetë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, meqë jemi mbledhur me shumë krenari e përkushtim që ta nënshkruajmë letrën e kërkesës në emër të Republikës së Kosovës për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Ai shtoi se BE-ja është e plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane do të jenë pjesë e saj.
“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimin Evropian, një rrugë e cila ishte më të vërtete e gjatë dhe aspak e lehtë. Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili presim që t’ia rekomandojë Bashkimit Evropian, t’ia jap Kosovës statusin e merituar. Por, kuvendimi u takon megjithatë qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat gjithashtu i ftojmë të veprojnë unanimisht dhe për ta dhënë miratimin e tyre”, u shpreh Konjufca.
Ai po ashtu deklaroi se Kosova e meriton të bëhet vend kandidat dhe ta nisë hapjen e negociatave drejt pranimit në BE./21Media

Back to top button