Konjufca të premten në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë, që do të takojë, Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, që janë të paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se më 17 qershor Konjufca do të zhvillojë vizitë në Hagë.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tash ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin./21Media

Back to top button