“1200 trupa mbeten të paidentifikuar në Ukrainë”

Deri në 1200 trupa, përfshirë disa të gjetur në varreza masive, nuk janë identifikuar ende, u shpreh kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Ihor Klymenko tha për Interfax se procedimet penale ishin hapur në lidhje me vdekjen e më shumë se 12,000 njerëzve – shumë prej tyre të gjetur edhe në varre masive, shkruan BBC
“Rreth 75% e të vdekurve ishin burra, rreth 2% fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Më shumë se 1,500 civilë kanë vdekur vetëm në rajonin e Kievit, me 116 trupa të gjetur në një varr të vetëm në qytetin e Buchas. Oficerët e zbatimit të ligjit ende po gjenin disa trupa çdo javë”, u shpreh ai.
Klymenko deklaroi se identifikimi i disa prej trupave po merr një kohë të gjatë.
“Ky është një proces i gjatë, mjaft i mundimshëm, sepse shumë trupa janë në gjendje kalbjeje” dhe nuk mund të identifikohen, shtoi ai për Interfax./21Media

Back to top button