Shpërthejnë bombolat e gazit në Bogë, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar në Bogë si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona”, tha  Gashi.
Gashi tutje ka njoftuar se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas 3 nga 4 të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi./21Media

Back to top button