Konstituimi i Kuvendit: Vendimi do të merret pasi që Gjykata të trajtojë të gjitha aspektet kushtetuese

Këtë të enjee përfundon masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për deputetët e Kuvendit që të mos marrin asnjë veprim në drejtim të konstituimit të legjislaturës së nëntë. Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për rtv21 se vendimi do të merret pasi gjykata të shqyrtoj të gjitha kërkesat dhe pretendimet e ngrituara.
“Kërkesat e fundit përkitazi me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të trajtojë të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të ngritura në kërkesat e parashtruara. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”.
Këto kërkesa janë paraqitur në kuadër të zhvillimeve të fundit politike në pamundësi të konstituimit të Kuvendit. Si rrjedhoj e kësaj, përveç PDK-së dhe LDK-së edhe presidentja, Vjosa Osmani, ka parashtruar disa pyetje/kërkesa lidhur me disa sqarime sa i përket pasojave që mund të kenë deputetët të cilët nuk e kanë marrë vendim për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga kushtetuesja.
Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se “kërkesa e presidentes Osmani është duke u proceduar”.
Në kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese shtrohet nevoja të sqarohen disa kërkohet që zgjidhja e këtij konflikti kompetencash paraqet nevojën që të sqarohen:
1. Pasojat juridike të mungesës së konstituimit të Kuvendit brenda afateve të caktuara në nenin 66.1 sipas Aktgjykimit KO124/25 dhe, rrjedhimisht, në mospërputhje me nenin 66.1 dhe 116.1 të Kushtetutës.
2. Pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afateve të caktuara në nenin 66.1 sipas Aktgjykimit KO124/25 dhe, rrjedhimisht, në mospërputhje me nenin 66.1 dhe 116.1 të Kushtetutës.
3. Autorizimet, kufizimet dhe pasojat në ushtrimin e kompetencave të presidentes së republikës në raport me një kuvend që konstituohet pas afateve të caktuara në nenin 2066.1 sipas Aktgjykimit KO124/25 dhe, rrjedhimisht, në mospërputhje me nenin 66.1 dhe 116.1 të Kushtetutës.
Ky proces vlerësohet si vendimtar për hapat e mëtejshëm në drejtim të funksionalizimit të institucioneve të reja dhe rikthimit të normalitetit institucional në vend./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?