U raportua i zhdukur dhe u gjet i varrosur në një arë, Prokuroria nis hetimet për rastin në Lipjan

Një person është gjetur i vdekur dhe i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për portalin rtv21.tv se kanë nisur hetimet mbi rastin.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunëen e Lipjanit se me datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qellim të zbardhjes se plot të e rrethanave të rastit. Personi është identifikuar Enver Bajraktari dhe është neë proces të autopsisë”, tha Shala.
Ndryshe, Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Lipjan.
Në raportin e policisë thuhet se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, trupi është i freskët.
“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?