Kaloni te përmbajtja kryesore

Konstiutimi i Kuvendit dështoi edhe për të 46-ën herë

(Lajm i përditësuar)


Kadriaj: Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj,  në foltoren e Kuvendit tha se  tani po dihet kush me kënd është.

“Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.

Kadriaj tha se LVV-ja  është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit.


Zemaj: VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj,  në seancën e Kuvendit akuzoi partinë e parë LVV-në se për të 46-tën herë po ikë nga përgjegjësia për të gjetur zgjidhje.

“Nuk jam për të reaguar ndaj ikjes së LVV nga salla dhe debati parlamentar,, por fakti që kjo fjalë po mbahet pa mikrofon, pa regji dhe pa incizim zyrtar nga kuvendi, kallëzon shumë”, tha Zemaj.

“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pa kontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike por si pronë privatë. VV-ja kur hyn në Kuvend flet për bashkëpunimin me LDK-në, i duan të gjithë, edhe votat e Listës Serbe. VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë”, u shpreh ai.

Sipas Zemajt, LVV refuzon të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe po kërkon pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.


Demaku: Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik

Deputeti i PDK-së Fadil Demaku,  gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik.

“A e shihni se si vinë e shkojnë, sikur ua ka borxh ky vend. Kjo vjen si rezultat kur iu jepet mundësia atyre që në fakt s’kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi për shtetin, edhe sot në emër të PDK-së shprehim shqetësimin dhe preokupimin e madh për gjendjen në vend.”, tha deputeti.


Konstiutimi i Kuvendit dështoi edhe për të 46-ën herë

Edhe për të 46-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan ta konstituojnë Kuvendin.

Si edhe seancave të kaluara deputetët nuk arritën ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Seanca e radhës mbahet të martën në ora 11:00


​Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës do të ketë takim mes kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi para seancës së 46-të, tha se qëllimi i Limaj për të takuar Kurtin është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë.

“Kryetari Limaj e ka parë serioze që nga fillimi këtë situatë dhe deklarimet e tij kanë qenë gjithmonë dhe gjithherë në drejtim të asaj që të jep një zgjidhje Kosovës me krijimin e institucioneve. Sigurisht që do ta takoj.. Qëndrimi i Limajt për të takuar Kurtin, ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të instituc


​Deliu- Kodra: LVV ka fajin për pengmarrjen politike të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra para seancës së 46-të, tha se reflektimi duhet të bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që ata janë të njëjtin që po e barrikadojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deliu-Kodra tha se Vetëvendosje po drejton gishtin nga partitë tjera, por është e njëjta që ka gjithë fajin për peng marrjen politike të Kosovës.

Ajo tha se as këtë seancë nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

“Reflektimi duhet të bëhet prej partisë e cila e ka marrë numrin më të madh të mandateve. Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres se do të kemi ndonjë ndryshim nga këto qëndrime që tashmë i kemi pa dhe për shkak të barrikadimit dhe peng marrjes si e shohim tash e sa kohë, natyrisht që është për keqardhje sidomos para qytetarëve. Kemi përpjekje që ta drejtojnë gishtin diku tjetër, një parti e cila ka gjithë fajin për peng marrjen politike të Kosovës”, tha Deliu.

Deliu-Kodra tha se kanë mbetur më pak se dy javë nga 26 korriku afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për të konstituuar kuvendin e Kosovës, e krejt çka po shihet janë qëndrime të barikaduara nga kryeministri Kurti.


Bajram para seancës : Ky është definicioni i çmendurisë dhe budallakisë

Deputetja e LDK-së,  Hykmete Bajrami  para seancës konstituive të Kuvendit, tha se ajo çfarë po ndodh është e turpshme.

“Është seancë e 46 dhe përpjekja e 37 për të futur në votim një diçka arbitrare dhe komplet jashtë rendit të ditës , është hera e 37-të që deputetët e Kosovës refuzojnë të votojnë në mënyrë të fshehur“, u shpreh Bajrami për RTv21

:Unë besoj se tanimë nuk është në pyetje kush është fajtori, ai dihet, është e 46-ta herë që tentohet diçka për të cilën rezultati apriori, ky është definicioni i çmendurisë i budallakisë është vënë në psorvë nga LVV-ja për të 46 herë, është sot hera e 37 që ne do të refuzojmë të votojmë formimin e komisionit të fshehtë., tha Bajrami.


Haxhiu thotë se konstituimi i Kuvendit varet nga opozita

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhi tha  se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën e kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.


Fajin e ka Kurti, ai është kompjuter”, Musliu : E Fitore Pacolli t’i kthejë 200 mijë euro, s’ka moral të flasë për asgjë

Deputetja e  PDK-së para seancës së Kuvendit duke komentuar përpjekjen e 46-të për konsituim tha për RTV21 se një gjë e tillë është a papranueshme.

“Varet sa ja ka qit rekordin Albin Kurti ndoshta ia ka qit rekordin me 100, jo që ështe e teprueshme por e papranueshmee shkatërroj vendin, moskonstituimi i ka fillu të ndjehet në çdo pore të jetës, ju e  dini që shumë shpejt plot institucione të pavarura e kalon afatin dhe dyert për të mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, Albin Kurti nuk e di deri në sa ia ka qit rekordin sepse ju e dini që ky është një kompjuter qysh janë mësu këta të vet me qujt”, tha ajo duke shtuar se as sot nuk pret ndonjë ndryshimi.

“Dhe të shohim se kur ky njeri do të kfjellet dhe të marrë një vendim”, u shpreh ajo.

Duke komentuar deklaratën e deputetes së LVV-ë Fitore Pacolli e cila tha se deputetë që nuk votojnë për komisionin e fshehtë duhet të iu merret mandate, Musliu tha se ajo duhet t’i kthej 200 mijë eurot.

“Fitore Pacolli shpresoj që t’i ketë kthy 200 mijë euro  , 110 të të vllaut dhe 100 të të dajës në fondin e shtetit, ajo nuk ka asnjë pikë moral që të flas për asgjë”, tha Musliu.

Ajo këmbënguli se përgjegjësinë kryesore për ‘kapjen e shtetit e ka Albin Kurti”./21Media


Sot për herë të 46-të, Kuvendi tenton të konstiutohet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhn për të 46-tën herë, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

LVV po insiston për votim të fshehtë, por një gjë e tillë nuk po përkrahet nga partitë tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button