Kaloni te përmbajtja kryesore

VV-ja insiston në votim të fshehtë, PDK-ja kërkon votim të hapur

Pavarësisht dështimit për ta kaluar komisionin për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë se kjo formë votimi është e përshtatshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi  për rtv21thotë se ish opozita qëllimisht po bllokon konstituimin e Kuvendit, derisa e cilëson si absurde rrëzimin e mundshëm të votimit të fshehtë nga Kushtetuesja pas ankesës së PDK-së dhe LDK-së, në këtë institucion.

“Votimi i fshehtë është një mënyrë kushtetuese dhe autentike për të shprehur vullnetin e lirë të deputetëve, pa presione të jashtme. Ky propozim u bë pasi pamë që votimi i hapur nuk ishte i mundur, për shkak të presionit që partitë opozitare ushtronin ndaj deputetëve të tyre, me qëllim që të mos votohej dhe të mos konstituohej Kuvendi. Prandaj, ne propozuam votimin e fshehtë. Do të ishte absurd që vetëm Gjykata Kushtetuese të rrëzonte këtë ide, sepse votimi i fshehtë është pjesë thelbësore e parlamentarizmit dhe demokracisë përfaqësuese, që zbatohet në çdo vend me standarde edhe më të larta se ne. Jemi të bindur se votimi i fshehtë nuk do të rrëzohet. Gjykata vetëm do të përcaktojë përgjegjësitë ndaj opozitës bllokuese, që po e vështirëson daljen e Kosovës nga kjo krizë,” deklaron ai.

Por, ndryshe vlerësojnë në PDK. Deputetja dhe bashkëkryesuesja e seancës, Sala Jashari thotë rendi i ditës i seancës konsitutive duhet të rikthehet në formën siç ka nisur pra me votim të hapur.

Këtë radhë shpresojmë se gjykata tyë jetë kokrete. VV-ja të kthehet në rendi e ditës sepse ai s’mund të ndryshohet sipas dëshirave partiake…”, tha ajo për rtv21/

Me gjithë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend dhe obligimit për konstituim të Kuvendit jo më larg se 26 korriku, partitë parlamentare kanë vazhduar avazin e dështimit në zgjedhjen e trupave të legjislativit.

E deputeti Abrashi thotë se ka mendime të ndryshme se çfarë mund të ndodhë pas 26 korrikut nëse nuk ka konstituim të Kuvendit. Sipas tij, duhen sqarime shtesë juridike nga Kushtetuesja.

“Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë, prandaj ka mendime të ndryshme rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse nuk respektohet një afat kushtetues. Ky afat, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është obligativ për zbatim. Megjithatë, Kushtetuta jonë nuk parashikon shpërbërjen e Kuvendit në rast të moskonstituimit. Në Kushtetutë janë saktësisht të përcaktuara rastet se si shpërbëhet Kuvendi, dhe ideja është që në fund të shkohet drejt zgjedhjeve,” thotë ai.

Së fundmi presidentja Osmani nga SHBA-ja tha se nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm derisa paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushteteuse për sqarime shtesë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button