Konsumoni këto ushqime, iu mbrojnë nga hipertensioni

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një problem shëndetësor i zakonshëm dhe i rrezikshëm. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se disa nga arsyet më të shpeshta për presionin e lartë të gjakut janë gjenetika, konsumimi i tepërt i alkoolit, marrja e lartë e kripës, mungesa e aktivitetit fizik, stresi, obeziteti etj. Për fat të mirë ka shumë përbërës të efektshëm natyralë që mund t’ju ndihmojnë me këtë problem shëndetësor.
Ja disa nga ushqimet qe ju mund t’i konsumoni për ta parandaluar hipertensionin.
Limoni- Limonat përmbajnë sasi të larta të vitaminës C dhe antioksidantë për të neutralizuar efektet negative të radikaleve të lira në trup. Ju gjithashtu duhet të dini se limonët kanë aftësinë për të mbajtur enët e gjakut të butë dhe të lehtë. Ekspertët thonë se mbajtja e enëve të gjakut të butë dhe të qendrueshëm do t’ju ndihmojë të reduktoni presionin e lartë të gjakut. Kjo do të thotë se konsumimi i lëngut të limonit çdo ditë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni presionin e lartë të gjakut.
Farat e shalqirit- Para së gjithash, ju duhet të dini se farat e shalqinit përmbajnë cucurbocitrin, një element që ndihmon zgjerimin e kapilarëve të gjakut dhe përmirësimin e funksionit të veshkave. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se përbërja e gjetur në farat e shalqinjve është një nga mjetet më efektive për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Dhe, mënyra më efektive për të marrë përfitimet nga fara e shalqirit është ti thani dhe të shtypni farën.
Hurdhra-  Ka shumë përfitime shëndetësore dhe një nga më të rëndësishmet është se ajo mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të lartë të gjakut. Ju gjithashtu duhet të dini se hudhra ul nivelet e kolesterolit të keq. Hurdhra ndihmon në kontrollin e presionit të lartë të gjakut duke stimuluar prodhimin e oksidit nitrik dhe sulfidit të hidrogjenit. Kjo ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe uljen e presionit të lartë të gjakut. Gjëja më e mirë për hudhrën është që ju mund ta konsumoni atë të papërpunuar ose të gatuar dhe të merrni të njëjtat përfitime shëndetësore. Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë dhe më efektive për ta konsumuar hurdhrën është duke konsumuar 2 thelpi në stomak bosh. Kjo metodë do të ndihmojë në kontrollin e presionit të lartë të gjakut dhe do të sigurojë përfitime shëndetësore.
Banane- Ne të gjithë i duam bananet, apo jo? Bananet përmbajnë sasi të larta të kaliumit që reduktojnë efektin e natriumit në trup. Shumë njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut hanë banane në mënyrë të rregullt që ta kontrollojnë atë.
Ujë kokosi- Kur keni presion të lartë të gjakut, është shumë e rëndësishme që ju të mbani trupin tuaj të hidratuar. Pse uji i kokosit? E pra, kjo është e lehtë për t’u përgjigjur. Sepse uji i kokosit është i pasur me kalium, magnez dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Back to top button