Kontrabandë e kafshëve, ndalohet i dyshuari afër kufirit me Maqedoninë e Veriut
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në fshatin Kabashë, komuna e Vitisë, fshat i cili graviton afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë ndalur vozitësin e kamionit Mercedes, pa targa të regjistrimit.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se brenda kamionit janë gjetur pesë krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
”Gjatë kontrollit të kamionit brenda janë gjetur pesë (5) krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës se Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Veprimet policore janë koordinuar me Prokurorin e Shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?