Kontrabandë me kafshë, Policia jep detaje

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit policor për mbikqyrje kufitare në Zhegër në fshatin Shushe gjatë vëzhgimit ka ndaluar dhe identifikuar një automjet kombi ngjyrë e bardhë me targa vendore, të cilin e drejtonte një person i dyshuar mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjetin kombi janë gjetur shtatë kafshë dhe dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.
Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë dhe Inspektorët AUV-it, përderisa pas hetimeve preliminare iu adresohet Doganave të Kosovës./21Media
Back to top button