Kontroll në Zveçan nën dyshimet për drogë, Policia gjen edhe pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kontrolli në Zveçan nën dyshimet për drogë, dhe ka gjetur edhe pajisje për prodhim të kriptovalutave.
Policia e Kosovës sot, në ora 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.)  në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, kanë filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.
Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.
Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:
– Katër (4) kamera video incizim
– DVR
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
– Monitor me tastierë
– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera
– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave
– Modem interneti
– Ruter
– Ventilator
Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë mijë euro.
Është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.
Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati./21Media

Back to top button