Kontrolli i armëve në ShBA: Mirëpritet marrëveshja për masat e reja të sigurisë

Aktivistët amerikanë mirëpritën një marrëveshje të mundshme ndërpartiake mbi reformat e sigurisë së armëve, por theksuan se propozimet nuk shkojnë aq larg sa duhet.
“Ky është përparim edhe nëse i vogël,” tha David Hogg, një i mbijetuar i të shtënave në shkollën Parkland të vitit 2018 në Florida.
Ish-ligjvënësja Gabrielle Giffords, e plagosur në ta të shtënat e vitit 2011 në Arizona, tha se ishte një “hap i rëndësishëm përpara”.
Planet përfshijnë kontrolle më të ashpra për blerësit nën moshën 21 vjeç dhe goditjen e blerjeve të paligjshme të armëve, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Propozomet mbështeten nga 10 republikanë, që do të thotë se ata kanë numrat për t’u votuar në ligj.
Presidenti Joe Biden tha se planet ishin “hapa në drejtimin e duhur”, por ata nuk ishin shumë larg asaj që ai dhe shumë demokratë kanë kërkuar.
Përpjekjet e mëparshme për të forcuar ligjet e armëve në SHBA – e cila ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit në mesin e kombeve të pasura të botës – nuk arritën të merrnin mbështetjen e nevojshme në Kongres./21Media

Back to top button