Reagon Kurti pas humbjes së Kosovës nga Greqia

Kosova është mposhtur me rezultat 2:0 ndaj Greqisë në Volos, kështu duke humbur gjasat për vendin e parë.
Pas ndeshjes, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja.
“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutën e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, ka shkruar Kurti në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Back to top button