Kooperativa “Krusha” përfshihet nga zjarri, Haradinaj premton ndihmë

Reagimi i Haradinajt

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar pas djegies së një pjese të Kooperativës “Krusha”.

Haradinaj është zotuar se do të ofrojë mbështetjen e plotë që dëmet materiale të sanohen sa më shpejtë.

Ai tutje ka theksuar se Gratë e Krushës janë heroina të cilat gjetën fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës.

“I prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne. Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të koopertivës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kooperativa bujqësore “Krusha” në Rahovec është përfshirë sot nga flakët. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se dëmet janë të mëdha./21Media

Back to top button