Kopshti i dashurisë

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar
Andon Z. Çajupi është poet dhe autor shumë i njohur. Çajupi është lindur më 27 mars ka qenë veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar.
Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e ka nxjerrur Çajupin në krye të patriotëve që kanë vepruar në Egjipt. Më 1919 ishte zgjedhur kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Në vitin 1920 kishte themeluar “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e kishte ngritur zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.
Disa nga veprat e tij më të njohura janë ”Varferia dhe Liria”, ”Sulltani”, ”Roberia”, ”Punerat e perëndisë”, ”Ku kemi lere”, ”Baba Tomorri”.
Çajupi ka vdekur më 11 korrik të vitit 1930.

Poezi nga Anton Zako Çajupi 

Kopshti i dashurise

0 pëllumb’ i shkruar,
do t’të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t’të shpie:Në një vend t’uruar
dhe të lulëzuar,
në uj’të kulluar
edhe nën hie;Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.Pa ngrën’ e pa pirë
s’mbetemi, moj Mirë,
se u’ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj’ e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanlna,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
mish nga dhënt’ e mia,
desh nga Labërla, —
na e faltë zoti’.
Back to top button