Aktorja Angelina Jolie në rolin e këngëtares së operës Maria Callas

Aktorja Angelina Jolie së shpejti në ekran me një rol të ri. Ajo do të interpretojë rolin e këngëtares së operës Maria Callas, në ditët e fundit të jetës së saj. Filmi ku paraqitet Jolie me këtë rol, që u pagëzua Maria, është biografik.
Sipas Variety, filmi Maria do të jetë me regji të Pablo Larraín, i cili ka bërë edhe regjinë e filmit Spenser, ku aktorja Kristen Stewart paraqitet me rolin e princeshës Dajana.
Callas, që prej viteve të 40-ta e deri në vdekejn e saj në vitin 1977, në moshën 53 vjeçare ishte një prej këngëtareve më të famshme të operës në botë.
Filmi Maria rrëfen për jerën e saj, problemet, të mirat dhe tregimin tragjik për vdekjen e saj. Skenarin e këtij filmi e ka shkruar Steven Knight, i cili ka shkruar edhe skenarin e flmave: Spenser e Istern Promisis.
Regjisori Larraín në një deklaratë ka thënë se me këtë film ka shansin të kombinojë dy pasionet e tija personale, kinemanë me operën, të cilat i ka pasur ëndërr që moti. Ai po ashtu ka thënë se është mundësi e jashtëzakonshme që këtë film ta realizojë me Jolien, e cila është artiste shumë e guximshme dhe kureshtare.
Jolie në anën tjetër ka thënë se e merr shumë seriozisht paraqitjen me rolin e këngëtares së operës, Marias, dhe se do të mundohet në maksimum që të dalë sa më origjinale.
Aktorja Angelina Jolie më së fundmi është paraqitur me rol në filmin e Marvel “Eternals” në vitin 2021. Ajo do të kthehet edhe me rolin e Master Tigress, në Kung Fu Panda, në vitin 2024./21Media

Back to top button