Kopshti zoologjik Brookfield në Chicago qerasë kafshët për ditën e Patrikut të Shenjtë

 
Dita e Patrikut të Shenjtë u shënua në disa vende në botë, pas dy vitesh anulimi të parakalimeve për shkak të pandemisë së COVID-19.
U organizuan parakalime, përfshirë këtu në New York. Pjesëmarrësit kremtuan me shpresën se pandemia e COVID-19 ka përfunduar.
Për këtë ditë kremtuan edhe përgjegjës të kopshtit zoologjik në Brookfield, në afërsi të Chicagos. Por ata me këtë rast qerasën edhe kafshët e këtij kopshti. Ata i qërasën ato me ushqime të ndryshme, përfshirë këtu tërfilë.
Në mesin e kafshëve që u qërasën atje për këtë ditë ishin: një gorillë, një fokë ngjyrë hiri, një ari polar e të tjera.
Qëllimi i stafit përgjegjës për kafshët e këtij kopshti zoologjik me qerasje me ushqime për ditën e Patrikut të Shenjtë ishte që të tërhiqte vëmendje për trajtimin e tyre.
Sipas tyre, stafi kujdestar i kafshëve dhe planifikuesit e programit të tyre gjithmonë gjejnë mënyra për t’i stimuluar ato fizikisht dhe mendërisht, andaj qerasja me ushqime është diçka që i stimulon ato.
Kjo nuk është kremta e vetme që stafi kujdestar i kopshtit Zologjik Brookfield organizon gosti si kjo për ditën Patriku i Shenjtë. Ata ka disa vite që i qerasin kafshët me ushqime për këtë kremtë./21Media

Back to top button