Kurti kërkon nga Nehammer që Austria të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga kancelari austriak Karl Nehammer, që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizim të vizave në Këshillin Evropian, pasi siç është shprehur ai, ky është vendim i vonuar që po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës.
Kurti në takim, e ka njoftuar kancelarin me për punën e Qeverisë kundër krimit dhe korrupsionit, shkruan rtv21.tv
Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ka kërkuar nga kancelari austriak që Kosova të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
Sipas Kurtit, Kosova ka theksuar se Kosova ka potencial të madh në teknologji të informacionit, në sektorin e bujqësisë, industrisë e përpunimit të drurit, në mjedis, energji e turizëm.
Ndërsa, kancelari austriak Karl Nehammer, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.
Ai e ka ftuar Kurtin për vizitë në Austri./21Media