Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa në det në shenjë proteste

Koreja e Jugut dhe ushtria amerikane zhvilluan stërvitje raketore në përgjigje të lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut mbi Japoni, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara përgatitet të takohet për atë që ishte testi me rreze më të gjatë të Phenianit.
Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) më larg se kurrë më parë të martën, duke e dërguar atë të fluturojë mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet dhe duke nxitur një paralajmërim për banorët atje që të mbulohen, raporton Reuters
Trupat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane hodhën raketa në det si kundërpërgjigje, thanë të mërkurën shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut, dhe aleatët organizuan më parë një stërvitje bombardimi me avionë luftarakë në Detin e Verdhë.
Ushtria konfirmoi veçmas se një raketë koreano-jugore Hyunmoo-2 dështoi pak pas lëshimit dhe u rrëzua gjatë stërvitjes, por askush nuk u lëndua. Zjarri u shkaktua nga djegia e karburantit të raketës dhe megjithëse raketa mbante një kokë lufte, ajo nuk shpërtheu, tha ushtria e Koresë së Jugut./21Media

Back to top button