Shyhrete Behluli flet për RTV21 për çmimin që e fitoi në Turqi

Në Turqi të dielën është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve nga televizioni Rumeli,  “Rumeli Best Of”, kjo ceremoni ka të bëjë me artistët të cilët veprojnë dhe jetojnë në Turqi, por kanë prejardhje nga Ballkani.

Nga Kosova në këtë ceremoni morën pjesë, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj Engji.

Për portalin rtv21.tv Shyhretja ka treguar se qëllimi i kësaj ftese ishte prezantimi i saj me këngën kushtuar shqiptarëve të Turqisë, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin turk, Sinan Akçıl në vitin 2020.

“Televizioni Rumeli ka nda çmime, mirënjohje për artiste të cilët veprojnë dhe jetojnë ne Turqisë kanë prejardhje nga Ballkani, njëkohësisht kane thirr edhe mysafirë edhe të Ballkanit, prej Kosovës me kanë thirrur mua edhe Engjëllushen, qëllimi ka qenë që unë të prezantohem me këngën që e kam me Sinan Akçıl që e kam për shqiptarët e Turqisë, po ashtu edhe një performancë me Engjin dhe kemi marrë atë çmim që e kanë marrë edhe aktorët tjerë”, ka thënë Shyhretja.

“Jam Shqiptar” e publikuar në vitin 2020 deri tani në YouTube numëron mbi 6 milionë klikime./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button