Tentim vrasje në Fushë Kosovë
Një vrasje në tentative ka ndodhur mbrëmë (04. 10. 2022) rreth orës 19:53 në Fushë Kosovë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij dikush ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
Rastin për portalin rtv21.tv është konfirmuar edh mbrëmë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar mbrëmë Borovci./21Media