Koreja e Veriut e gatshme të mobilizojë forcat bërthamore

Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë parandalimin e saj të luftës bërthamore, pohoi udhëheqësi Kim Jong-un.
Duke folur në një ngjarje të përvjetorit të uftës koreane, Kim shtoi se vendi ishte “plotësisht i gatshëm për çdo konfrontim ushtarak” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Komentet vijnë mes shqetësimeve se Koreja e Veriut mund të jetë duke përgatitur një test të shtatë bërthamor, përcjell rtv21.tv
SHBA-ja paralajmëroi muajin e kaluar se Pheniani mund të kryejë një test të tillë në çdo kohë.
Testi më i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ishte në vitin 2017. Megjithatë, tensionet janë rritur në gadishullin Korean.
Përfaqësuesi special i SHBA-së në Korenë e Veriut, Sung Kim thotë se vendi ka testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit – 31 krahasuar me 25 gjatë gjithë vitit 2019. BBC raporton se në qershor Koreja e Jugut u përgjigj duke lëshuar tetë raketa të veta.
Megjithëse lufta koreane e viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, Koreja e Veriut e pretendon atë si një fitore kundër SHBA-së. Festimet vjetore të “Ditës së Fitores” shënohen me parada ushtarake, fishekzjarre dhe vallëzime,
Në fjalimin e tij për të shënuar këtë ngjarje, Kim tha se kërcënimet bërthamore nga SHBA-ja kërkonin që Koreja e Veriut të arrinte “detyrën urgjente historike” për të forcuar vetëmbrojten e saj.

SHBA-ja kishte keqinterpretuar stërvitjet e rregullta ushtarake të Koresë së Veriut si provokime, shtoi ai./21Media

Back to top button