Vdiq një person në Fushë Kosovë, u godit nga vetura

Një person ka vdekur në orët e para të ditës së sotme pasi që është goditur nga vetura në Fushë Kosovë.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh rasti ka ndodhur mbrëmë (27. 07. 2022) rreth orës 20:00.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor
“Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button