Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese

Seuli po dyshon se Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa lundruese duke vazhduar me testet e radhës raketore.
Herën e fundit kur Koreja Veriore ka testuar kaq shumë raketa brenda një muaji ka qenë më 2019, vit kur kanë dështuar negociatat në mes të liderit Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Këtë vit Phenjani ka testuar një mori raketash, duke përfshirë ato hipersonike, pasi Kim ka përsëritur përkushtimin për modernizim të ushtrisë, në një fjalim të mbajtur në muajin dhjetor. 
“Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese”, ka thënë shefi i stafit të Koresë Jugore, pa dhënë hollësi tjera.
Raketat lundruese nuk ndalohen me sanksionet aktuale të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë Veriore dhe Seuli nuk raporton për to në kohë reale, sikurse për testimet e raketave balistike. 
Ndryshe, hera e fundit kur Koreja Veriore ka testuar raketa lundruese, ka qenë shtatori i vitit 2021.

Back to top button