Korenica thotë se Kurti i kërkoi dorëheqjen Martin Berishajt , por ai nuk ia dha

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Visar Korenica në”Click” nëRTV21 i cili paraprakisht ka qenë deputet i Vetëvendosjes, tha se kryeministri Kurti ka kërkuar dorëheqjen e ambasadorit Martin Berishaj, por që sipas tij ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Ai tha se këtë informacion e ka të saktë.
“Jo drejtpërdrejt nga kryeministri , …në rastin e ndodhjes së problemit financniar me GEN-in, sepse janë shuma të sakta ato që janë raportuar sepse i njëjti ka përfituar nga tregtimi i energjisë dhe i njëjti ka qenë në kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Korenica./21Media