Aliçkaj: Shtesat e fëmijëve do të jenë 300 euro

Kandidatja  për deputete nga Koalicioni për Familjen, Merita Aliçkaj në “Click”, në RTV21 tha se në programin e tyre sa ui përket çështjes lehonave, e kanë në plan që nënat të jenë pranë fëmijëve deri  në moshën kur ata të jenë të aftë të shkojnë në kopsht “e jo barrën ta marrin gjyshet”, tha ajo.

Derisa për shtesat e fëmijëve ajo tha se kanë bërë një strukturë të tyre.

“Jo me dhënë buxhetin e shtetit në mënyrë të pakontrolluar, në kohë fushate ose diçka e tillë të jepen fonde që janë të pakontrolluara , ne e kemi parë në rastin e fundit që shumë prej qytetarëve kanë thënë unë nuk po i du këto shtesa , pse ne të shpërndajmë shtesa të një të një kategorisë të shoqërisë që e kanë një nivel të kënaqshëm financiar, d.m.th që do të shihet se kujt duhet t’i jepen shtesa, do të bëhet një kontrollim që me pasë njëfarë menaxhimi të shtesave të fëmijëve, në start do të jetë 300 euro d.m.th ajo që është në programin tonë qeverisës dhe ka me qenë në mënyrë të  konstante që ka me u kriju një buxhet në formë trusti që një fmi në moshën 18 vjeçare të arrijë ta ketë një buxhet personal të tij.”, tha Aliçkaj./21Media

Back to top button