Ministri Vitia konfirmon një rast të dyshuar për koronavirus në Kosovë

Rezultatet dalin në mesnatë

Një paciente e dyshuar për koronavirus është pranuar sot në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e jashtëzakonshme tha se pacientja është e huaj.

“Fjala është për një shtetase të huaj që ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur virusin”, tha Vitia.

Duke thënë se nuk ka vend për panik,  ai bëri të ditur se rezultatet do të dalin deri në mesnatë.

“U sigurova nga ekipet se i kanë marr masat. Në ora 23:00 apo 24:00 do të presim mostrat”, tha ai./21Media

Back to top button