Kosnett: Anëtarët e komunitetit LGBTQI+ akoma përballen me diskriminim

Sot në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.
Ai thotë se anëtarët e komunitetit LGBTQI+ ende po përballen me diskriminim dhe margjinalizim.
“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Back to top button