Kosova 18 vjet shtet, Peci: Sfidat kryesore mbeten dialogu dhe Asociacioni

(Lajm i përditësuar)

Kosova 18 vjet shtet, Peci: Sfidat kryesore mbeten dialogu dhe Asociacioni

Lulzim Peci, ish-ambasador në ”Click” të RTV21 duke folur për sfidat kryesore të Kosovës që e presin në 18 përvjetorin e 18-të, tha se çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë do të jetë përcaktuese për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërsa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mbetet një temë nga e cila, siç thotë ai, “nuk mund të iket”.

“Sfidat kryesore të Kosovës këtë vit do të jenë çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Të shohim si do të shkojë kjo, sepse nga kjo varen edhe hapat tjerë të Kosovës për integrim në BE, sidomos në Këshillin e Evropës dhe më tutje për kandidaturën në BE dhe NATO. Ne e kemi një elefant në mes të dhomës, ai elefant e ka emrin Asociacioni i Komunave Serbe, dhe nuk do të mund t’i ikim”, tha Peci.


Peci: Po trajtohen liderët e UÇK-së si kriminelë ordinerë

Lulzim Peci, ish-ambasador në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj qasjes së Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar tragjike marrjen e burimeve nga Serbia si materiale gjyqësore.

Sipas tij, logjika e ndjekur në aktakuzë krijon përshtypjen sikur në Kosovë nuk ka pasur fare luftë dhe sikur drejtuesit e UÇK-së po trajtohen si një “ndërmarrje kriminale”.

“Për mua çka është tragjike është që të merren si materiale gjyqësore burime nga Serbia. Kjo logjikë e Prokurorisë është sikur në Kosovë nuk ka pasur fare luftë dhe po trajtohen liderët e UÇK-së sikur kanë qenë kriminelë ordinerë, duke ua vënë një ‘kuplë’ mbi kokë si ndërmarrje kriminale. Nuk është e rastësishme që kanë kërkuar nga 45 vjet për secilin”, tha Peci./RTV21/21Media

Back to top button