Kosova armatimet moderne mund t’i përdor pas vitit 2028

Raketat e kërkuara nga SHBA-ja për nevojat e sigurisë nuk do të mund të përdoren nga Kosova deri në vitin 2028 thonë njohës të çështjeve të sigurisë. Sipas tyre kjo ndërlidhet me planifikimin strategjik të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një afat 10 vjeçar. Kërkesa për pajisje me raketa “Javlin” ndërkohë ka përplasur mazhorancën me opozitën.

Kongresi amerikan pritet të vendos nëse do ta miratojë kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave Javlin, që thuhet se do ta forcojnë sistemin mbrojtës të Kosovës. Por, njohës të rrethanave të sigurisë thonë se edhe në rast të miratimit të kërkesës, raketat nuk do të mund të përdoren deri në vitin 2028, kur pritet të përfundojë një afat përcaktuar kohor për transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ish-zëvendësministri i brendshëm Valdet Hoxha, thotë se Kosova do të mund t’i përdorë ato raketa vetëm pas vitit 2028

“Nëse kemi një situatë normale të sigurisë atëherë këto armatime mund të përdorën pas vitit 2028 por natyrshëm që në ndonjë situatë të jashtëzakonshme edhe mund të përdoren, pra planifikimi strategjik i transformimit të FSK-së është 10 vjeç nga viti 2018 dhe në këtë kuptim nuk do të mund të përdoren këto raketa por në raste të jashtëzakonshme nuk mund të kemi përgjigje të zakonshme”, tha Hoxha për RTV21.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 pati miratuar ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që mundësuan krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, në pamundësi të ndryshimeve kushtetuese që do ta krijonin Forcën e Armatosur. Forca e Sigurisë prej vitit 2018 është pajisur me pajisje ushtarake nga SHBA-ja dhe raktetat “Javlin”, thonë njohësit e çështjes së sigurisë ishin pjesë e kërkesave të mëhershme.

Nuredin Ibishi thotë se raktetat e kërkuara nga SHBA-ja do t’i mundësojnë Kosovën mbrojtjen më të mirë nga sulmet e mundshme nga Serbia.

“Armatimi ka avancuar këtu tashmë ka dy kuptime një është i ngritjes së kapaciteteve për armatim dhe pajisje moderne por edhe njëkohsisht rreziqet apo mbrotjes nga serbia pra ka dy kuptime në kuadër të apektit territorial për këtë fazë që jemi këto armatime janë të mjaftueshme”, tha Ibishi.

Por kërkesa për pasjisje me raketa ngjalli gjithashtu valë reagimesh në Kosovë. Mazhoranca tha se pajisja e me to është meritë e pushtetit aktual, por për opozitën kërkesa është bërë që prej vitit 2018, kur në pushtet ishte ajo.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha meritat ia adreson ish kryetarëve të partisë Kadri Veseli dhe ish-presidentit Thaçi.

“Normale që këto marrëveshje nuk e kanë datën e sotme dhe këto populizmat e presidentës e partisë në pushtet, mediave proqeveritare nuk qëndrojnë sepse këto takime janë ba shumë ma herët gjatë procesit të rishikimit kur vet kryetari i parlamentit dhe PDK-së, Kadri Veselit ka qenë në SHBA ka ba përzgjedhjen dhe është konsultuar me ne se çka me ble e çka jo, edhe tashmë ndodhi por pse nuk janë pru ma herët është se në kuadër të projektit nuk mund t’i marrësh para se të përgaditesh”, tha Berisha për RTV21.

Ndërkohë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit udhëheqësit institucional gjithnjë kanë theksuar se Serbia është duke planifikuar sulme të tjera të mundshme në territorin e Kosovës./21Media

Back to top button