Kurti-Vuçiq në Davos, Hyseni: Mos nënshkrimi i marrëveshjes është lojë e Serbisë
Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës që nis punimet javën e ardhshme. Por nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim ndërmjet tyre. Përfaqësues diplomatikë evropianë thanë se e mirëpresin pjesëmarrjen e dy liderëve në këtë forum, Përfaqësuesit e partisë në pushtet ndërkohë thonë se duan zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura dhe njëkohësisht njohjen de-facto nga Serbia.
Një Forum ndërkombëtar që nis punimet të hënën në Zvicër bën së bashku për herë të parë pas disa muajsh kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Ata nuk pranuan të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut në nëntor të viti të kaluar, por BE-ja tha se e tëra varet nga vullneti i tyre. Qeveria nuk e ka zbardhur agjendën e kryeministrit dhe nëse është paraparë që të ketë takim me presidentin serb në margjinat e forumit ekonomik.
Ambasadori gjerman në Prishitnë, Jorn Rohde, që e bëri të ditur noftimin e cilësoi si lajm të mirë pjesëmarrjen në forum të dy liderëve.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, tha Rohde.
Bashkimi Evropian ditë më parë tha se nuk ka një datë të caktuar për takimin e nivelit të lartë, por vlerësoi se i mbetet të dy liderëve të përcaktojnë gatishmërinë e tyre. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arrita dhe ndihmës sekratri amerikan i shtetit James O’Biren iu kërkoi të dyja palëve angazhim konkret dhe serioz në dialog. Kryeministri Kurti bëri të ditur qëndrimin se së pari nevojitet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe pas kësaj zbatimi i pikave sipas radhës. Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, tha se Qeveria nuk do të bëjë kompromise në proces të dialogut as për asociacionin.
“Çdo tendencë për të nxjerrë vetëm një pikë të marrëveshjes duke anashkaluar pikat të tjera është e dëmshme për Kosovën. Unë mendoj se kemi të bëjmë një lojë të Serbisë që ka synim të shty përpara zbatimin e marrëveshjes vetëm ato pika që i shkojnë përshtati asaj”, tha Hyseni.
Por, pala serbe tha se nuk do ta zbatojë pjesën e marëveshjes që implikon njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.
“Do ta përsëris edhe një herë – ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës as në mënyrë eksplicite e as implicite, as nuk do të lejojmë që krahina jonë jugore të bëhet anëtare e OKB-së”, tha Ivica Daçiq.
Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, tha për RTV21 se ky është njëri ndër rastet që tregon se Serbia po e shkelë marrëveshje bazike. Ai ka kritikuar BE-në se nuk po e luan rolin garantues në zbatimin e saj.
“Kemi nevojë për një qasje të balancuar të BE-së. Ne nuk mund të pranojmë një qasje që e favorizon vetëm njërën palë. Kemi një palë që është distrikteve në raport me marrëveshjen. Kemi të bëjmë me një qasje jo balancuese”, tha ai.
Opozita kosovare kërkon nga Qeveria që t’i zbatojë zotimet e saj në raport me ndërkombëtarët.
“Është koha e fundit që Kosova të bëjë hapa konkret drejtë realizimit të obligimeve ndërkombëtare. Kemi marrë garanci të mjaftueshme nga SHBA-ja se ky asociacion nuk do ta cenojë sovranitetin”, tha Shqipe Pantina nga LDK.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se nuk do të lejohen ngjarje të dhunshme në veri të Kosovës, pas ngjarjeve në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar dhe iu ka bërë thirrje të dyja vendeve që të shmangin veprime, siç i cilësoi, provokuese në veriun e Kosovës./21Media