Kosova dhe Austria do të përballen në Ragbi

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë të nivelit ndërkombëtar në sportin e Ragbit.

Ata do të ballafaqohen me Austrinë më 1 prill në Kampio Nacional në Hajvali me fillim nga ora 13:00.

“Është konfirmuar!!! Kosova – Austria do të përballen më 1 prill në stadiumin Hajvalia në orën 13:00. Ejani dhe mbështesni ekipin tonë kombëtar të Rugbit që do të luajë ndeshjen e tyre të parë ndërkombëtare të XV”, thuhet në njoftimin e Federatës së Ragbit.

Back to top button