Seriali “Mrs. Davis” së shpejti në Peacock

Lufta më e madhe e vitit me gjasë se do të zhvillohet në serialin e ri amerikan i cili u pagëzua Mrs. Davis. Ky serial i cili do të lansohet së shpejti në Peacock, sjell në ekran një motër nderi e cila vihet kundër Inteligjencës fuqiplotë artifgiciale.

Pra, kjo është një paraqitje paraprake e serialit “Mrs. Davis”.

Motra e nderit Simone, rolin e të cilës e luan aktorja Betty Gilpin, ia dedikon jetën shkatërrimit të Inteligjencës Artificiale, të njohur si Mrs. Davis, të cilën inteligjencë në fakt e shfrytëzon e tërë bota.

Zonja Davis e di se Simone është duke ardhur dhe duket e emocionuar në këtë aspekt. Ajo përmes njerëzve i thotë asaj se duhet të gjej “pjatën e shenjtë” të cilën e ka shfrytëzuar Jezui në Darkën e Fundit.

Me fjalë të tjera, seriali Mrs. Davis është dramë fantastiko-shkencore. Atë e krijuan Tara Hernandez dhe Damon Lindelof.

Seriali “Mrs. Davis” do të fillojë të ransmetohet në Peacock me 20 prill 2023./21Media

Back to top button