Osmani: Kroacia na ka qëndruar pranë gjithnjë e në çdo sfidë

 

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman konfirmoi se do jepet donacion i 10 mijë vaksinave në Kosovë.

Kërkesa ndaj shtetit kroat është bërë që nga data 15 prill, nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndër të tjera, në takimin e sotëm mes presidentes dhe ministrit të jashtëm u diskutua se Kosova e Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb si dhe për avansimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, tregtisë, kulturës dhe shumë fusha të tjera.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se ky veprim rikonfirmon partneritetin e shkëlqyeshëm mes dy popujve tanë dhe faktin se Kroacia na ka qëndruar pranë gjithnjë e në çdo sfidë./21Media

Back to top button