Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani në ditën ndërkombëtare të Holokaustit ka thënë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Përmes një postimi në Facebook Osmani ka thënë se nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme.

“Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999. Në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve. Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Sipas Osmanit, përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë.

Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme!

Në Ditën e Përkujtimit…

Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, January 27, 2021

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media