Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi, respektivisht ministrin për investime kapitale Ervin Ibrahimoviq dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë.
“NëRozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimović, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Back to top button