Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për njohjen e patentë shoferëve

Ceremonia do të mbahet në orën 11:00

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë do të nëshkruajnë edhe memorandumin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Ceremonia do të mbahet në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00.

Back to top button