Kosova dhe Shqipëria fillojnë ligën e përbashkët në volejboll

Në fundjavën që po vjen do të fillojnë ndeshjet e ligës së përbashkët, Kosovë-Shqipëri në volejboll e cila do të quhet “Gjergj Kastrioti”.
Kosova në këtë ligë përfaqësohet nga KV Ferizaj dhe KV Peja në konkurrencën e meshkujve, ndërsa KV Drita dhe KV Fer Volley garojnë te femrat, ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës.
Në anën tjetër, KV Erzeni dhe KV Tirana përfaqësojnë meshkujt nga Shqipëria, ndërsa te femrat garojnë KV Skënderbeu dhe KV Tirana.
Kjo është hera e parë që mbahet një garë e formatit të tillë me ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.
Ndeshjet zënë vend në formë të turneut, vajtje-ardhje, para se të fillojnë në formatin kampional sezonin e ardhshëm.
Takimet e para luhen në fundjavë, më 19 shkurt, ndërsa gara mbyllet me finalet e 2 marsit.

Back to top button