Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizimin e FSK-së

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përkatësisht për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ministri, Armend Mehaj, e nënshkroi këtë marrëveshje me udhëheqësin e Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.
“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Minsitri Mehaj ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe ka thënë se një mbështetje e tillë është e rëndësishme për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Nga ana tjetër, Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet./21Media

Back to top button