Kosova do të përballet me Luksemburgun në FIBA European Challengers

Kombëtarja e Kosovës në basketboll për grup-moshat U20 do të garojë për vendet 5 deri në 8 në kuadër të FIBA European Challengers, që po zhvillohet në Hungari.
Kosova U20 në grupin e saj përfundoi në pozitën e fundit, ku regjistroi tri humbje, kundër Bjellorusisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, kurse nesër me fillim nga ora 15:00 do ta zhvillojë ndeshjen kundër Luksemburgut për pozitat 5 e deri tek 8.
Varësisht nga rezultati nesër, “Dardanët” të dielën, në ditën kur edhe përfundon ky kampionat do të luajnë për vendin e pestë ose të shtatin.
Në anën tjetër, Luksemburgu përfundoi grupin me dy fitore dhe një humbje, me ç’rast e mposhti Zvicrën dhe Rumaninë, kurse pësoi humbje nga Maqedonia e Veriut.

Back to top button