Kosova e gatshme për vazhdim të dialogut me Serbinë

Pas sulmit të 24 shtatori në Basnjkë të Zveçanit thirrja për dialog nga bashkësia ndërkombëtare është shtuar por një takim i përbashkët i nivelit te larte mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk ka ndodhur ende. Deputeti i partisë në pushtet Gazmend Gjyshinca, thotë se qeveria është e gatshme të dialogoj kurdo që thirret.

“Ajo çfarë mund të them është se Kosova është palë konstruktive dhe ne kemi bërë thirrje gjatë gjithë kohës për të ecur tutje me atë që është dakorduar dhe gjithmonë e kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të implemetojmë marrëveshjet e arrtirura dhe tashmë Kosova ka bërë të qartë pozicionin e saj”, tha ai.

Por me qasjen e qeverisë sa i përket dialogut nuk po pajtohen partitë opozitare. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë për rtv21 se bisedimet e vetme me Serbinë duhet të bëhen për njohje reciproke

“Marrëveshjet e dëmshme mund të arsyetohen ose mbulohen vetëm me njohje reciproke me atë që tashmë qeveria Kurti ka hequr dorë dhe do duhet të punohej në fuqizimin e raporteve tashmë të humbura me aleatët tanë që e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri”

Mos vullnetin për të shkuar në dialog, njohësja e rrethanave politike Magbule Shkodra e arsyeton me vit zgjedhor. Sipas saj në këtë kontekst qeveria po mundohet që ta shtyej sa më shumë edhe tryezën e dialogut por edhe zbatimin e marrëveshjeve

“ Qeveria duke e ditë që ka zgjedhje edhe në SHBA edhe në Evropë por edhe në Kosovë kemi vit elektoral mendoj se qëllimshëm po mundohen ta shtyejn çështjen e dialogut por nuk mund ta lëmë fajtore vetëm Kosvoën sepse edhe Serbia ka tendeca ta shtyej, por këtë mundën vetëm me e shty por smundem me i ikë sepse nuk ka rrugë dalje tjetër përveç tryezës së dialogut.., tha Shkodra

Në takimin e fundit në Bruksel, në kadër të procesit të dialogut, kur është folur për çështgjen e dinarit, Kosova u përfaqëusa nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosvoës, pasi zyrtarët e Qeverisë refuzuan pjesëmarrjen./RTV21/21Media

Back to top button