Kosova e Gjermania me memorandum në fushën e arsimit

Në një ceremoni të organizuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me Kerstin Zielosko, kryetare e Education Unlimited e. V.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas një komunikate për media, të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, Milote Sadiku dhe udhëheqësi i projektit, Luan Krasniqi./21Media

Back to top button