Kosova e humb ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.

Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes.

Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë.

Priten paraqitje dukshëm më të mira të Kombëtares sonë në vazhdim të Evropianit në Prishtinë.

Sot ka filluar kampionati Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që do mbahet deri më 16 korrik në Prishtinë.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur.

Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe kombëtare. Kombëtaret janë të ndara në dy grupe./21Media

Back to top button